Katër personat e dyshuar për vjedhjen e një veture të 43 vjeçarit nga Reçica e Madhe në Tetovë, u arrestuan nga Policia e Maqedonisë së Veriut, e cila ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj tyre.
“Policia ka privuar nga liria SH.M. (21), V.U. (22), SH.M. (21) dhe F.A. (22) të gjithë nga f. Vrapçishtë-Gostivar. Ata dyshohen se më herët në mënyrë kundërligjore kanë marrë automjetin ”Citroën berlingo” me targa regjistrimi të Tetovës”, sqarojnë nga Policia.
Vetura ishte pronë e 43 vjeçarit N.I., e cila i është kthyer pronarit në momentin që është gjetur.