Arrestohen 4 kosovarë në Austri, ja për çka akuzohen?

After a shooting armed police stay in position at the scene in Vienna, Austria, Tuesday, Nov. 3, 2020. Police in the Austrian capital said several shots were fired shortly after 8 p.m. local time on Monday, Nov. 2, in a lively street in the city center of Vienna. Austria's top security official said authorities believe there were several gunmen involved and that a police operation was still ongoing. (Photo/Ronald Zak)

Policia austriake ka arritur ka arritur të arrestoj katër kosovarë të cilët dyshohen për vjedhje.
Që nga gushti i këtij viti, disa vjedhje kanë ndodhur në zyrat e një rrjeti supermaketesh në Austrinë e Epërme dhe në Salzburg. Mënyra se si janë futur ata në zyrat e këtyre supermarketeve tregon për një përgatitje profesionale.

Grupi prej katër personave nuk i hapen me forcë dyert dhe as dritaret, por hyrjen brenda këtyre zyrave e kanë bërë përmes mureve. Shënjestra e kryerësve të këtyre vjedhjeve ishin kasafortat me para.
Në natën e 27 shtatorit 2021, megjithatë, të katër personat u arrestuan në Seekirchen(Salzburg) derisa përpiqeshin për një vjedhje tjetër.

Të arrestuarit janë dy 34 vjeçarë dhe dy 35 vjeçarë, të gjithë shtetas kosovarë. Njëri prej të arrestuarve ishte i kërkuar me urdhër arresti evropian. Një tjetër i arrestuar iu është ndaluar të qëndroje në Austri përshkak të krimeve të mëparshme të vjedhjes.

I njëjti i cili kishte urdhër arresti, kishte kryer një numër vjedhjesh nëpër shtëpia të ndryshme në Austrinë e Epërme në vitin 2015 dhe deri më tash nuk kishte arritur të bie në dorë të policisë. Personi tjetër i arrestuar ishte ilegalisht, pa leje qëndrimi në Austri. Të arrestuarit u dërguan në burgun e Welsit me 28 shtator 2021.
Dëmi i shkaktuar nga vjedhjet deri më sot është i konsiderueshëm dhe arrin një shumë prej pesë shifrash.