Gjatë natës së kaluar 51 persona nuk kanë respektuar orën policore, prej të cilëve 34 persona janë arrestuar, ndërsa të tjerëve u janë marrë të dhënat dhe do të pasojnë masa këshilluese, informojnë nga MPB.
Gjithashtu, siç informojnë nga MPB, 72 personave iu është dhënë vendim për izolim, ndërsa 57 persona kanë nënshkruar deklaratën për vetizolim.
Nga ana e policisë gjithashtu është bërë kontroll tek personat të cilët janë në izolim dhe vetizolim dhe është konstatuar se dy persona nuk kanë respektuar masat.