Pas publikimit të dy video klipeve në “Tik Tok” me siç është konfirmuar më vonë, kërcënimeve të rreme për sulm të mundshëm terroristik në një qendër tregtare në Shkup, më datën 28.11.2021 në ora 19:00, menjëherë janë ndërmarrë masa adekuate nga ana e MPB-BSP- Departamenti për Asgjësimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz- Sektori për Luftë Kundër Terrorizmit, Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit, SPB Shkup dhe Sektori për Kriminalitet Kompjuterik dhe Forenzikë Dixhitale dhe Agjencioni për Siguri Nacionale.
Janë ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë, kurse janë vërtetuar edhe personat- kreator të mundshëm të videove të rreme. Për rastin është informuar Prokurori Publik, me udhëzime të të cilit janë siguruar urdhëra për bastisje në shtëpi të N.S. në f. Studeniçanë dhe tek I.U. në Shkup. Gjatë bastisjes në lokacionin e dytë janë gjetur pajisje dixhitale përmes të cilave janë publikuar video klipet e rreme. N.S. dhe U.I., janë arrestuar kurse është arrestuar edhe djali i tij A.I. Në bisedë zyrtare, A.I. e ka pranuar veprën se ai i ka punuar dhe i ka plasuar videot e rreme.
Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës deri te prokuroria kompetente.