Me datë 23.12.2022 në ora 00:10 në autostradën Tetovë-Shkup, në dalje për në Zhelinë të Tetovës, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria persona U.R. (22), dhe A.L. (19), të dy nga Tetova, si dhe personin S.L.(18) nga Merova e Tetovës, pasi që në automjetin “Volkswagen Golf” me të cilin janë transportuar janë gjetur gjurmë kokaine. Personat u ndaluan në Komisariatin e Policisë dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të vijojë një kallëzim përkatës.