Arrestohen 2 persona nga Shkupi, ja për çka akuzohen

Dy persona janë arrestuar mbrëmë në rajonin e Shkupit pasi dyshohen se kanë sulmuar fizikisht një person tjetër, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

“Zyrtarët policorë nga Njësiti policor për intervenim në SPB Shkup kanë privuar nga liria V.P (36) nga fshati Sopishtë, Shkup dhe J.P (34) nga Shkupi. Ata dyshohen se më datë 07.12.2022, në rrugën ‘Hristo Tatarçev’ në Shkup, së bashku me një person tjetër kanë sulmuar fizikisht A.A nga Shkupi dhe i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore. Personat janë ndaluar në komisariat dhe në intervistë zyrtare kanë pranuar krimin. Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzim nga neni 386 i Kodit Penal”, thonë nga MPB./KlanMacedonia