Sot (22.06.2022) rreth orës 11:00 në rr. “E Zletovës” në Shkup, nëpunës policorë të Ekipit Operativ për Ndjekje pranë SPB Shkup i kanë privuar nga liria S.M.(27) dhe M.I.(28) të dy nga Shkupi.
Ata janë pikasur gjatë pranim dorëzimit të marihuanës. Gjatë kontrollit tek të dy është gjetur dhe është sekuestruar marihuanë. Personat janë arrestuar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës.