Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në mesnatë policia e rajonit të Shkupit ka kryer kontrolle në disa lokale, ku janë gjeur substanca narkotike. Si rrjedhojë janë arrestuar 12 persona.
“Përkatësisht, tek M. J. (24) nga Prilepi, A.S. (23) nga Shkupi, S.L. (48) nga Shkupi, K.T. (24) nga Velesi, B.S. (25) nga Shkupi, P. R. (23) nga Shkupi, T.V. (24) nga Shkupi dhe S.J. (33) nga Shkupi, është gjetur lëndë pluhuri e bardhë, ndërsa tek M.K. (26) nga Shkupi, N.N. (22) nga Manastiri, A.B. (26) nga Shkupi dhe A.B. (25) nga Shkupi është gjetur marihuanë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.