Arr*estimi i Fjolla Morinës me ar*më pa leje, këngëtarja: Ngatërrova çantën

Këngëtarja Fjolla Morina, mesditën e së shtunës u arr*estua nga Policia Kufitare e Morinës. Këngëtarja tentoi të hynte në territorin shqiptar, me ar*më zjarri me vete. Gazetarja e ABC News Xhensila Kodra raportoi detaje të reja për arr*estimin e këngëtares.

Morina fillimisht mësohet se ka bërë rezistencë ndaj Policisë së Kukësit në kufi, për të mos u kontrolluar. Ndërkohë, nesër pritet të dalë para Gjykatës.

“Ar*mën e mbaja në shtëpi, në çantë, por kam ngatërruar çantën në momentin që kam dalë nga shtëpia”, është shprehur Morina.