Këngëtarja e njohur kosovare, Fjolla Morina u ndalua të shtunën në pikën kufitare të Morinës teksa tentonte të hynte në Shqipëri. Në çantën e dorës këngëtares iu gjet një pis toletë dhe 23 fish ekë ndërsa në bagazh një pis toletë tjetër.
Në njoftimin e policisë thuhet se kontrolli i detajuar i automjetit të këngëtares është bërë “bazuar në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës dhe në informacionet e marra nga Policia Kr iminale e DVP Kukës”.
Automjeti “Audi Q7” me të cilin u ndalua Fjolla Morina iu dhurua 5 ditë më parë nga një person të cilin ajo nuk e zbuloi. Në një video postuar në Instastory ajo ndau edhe momentet kur mori surprizën.