Arrest për dadon nga Shkupi që dhunoi 2-vjeçarin

Një dado nga Shkupi është arrestuar nga policia pasi ishte denoncuar se fizikisht ka sulmuar një fëmijë të moshës dy vjeçare.

Në njoftimin e policisë thuhet se gjatë ditës së djeshme në ora 15:57 minuta në Shkup, zyrtarë policorë, kanë privuar nga liria personin me iniciale ZH.P. 59 vjeçe nga Shkupi. Arrestimi pasoi pas denoncimit nga ana e M.A., pronar i një restoranti. Ai ka denoncuar se në këndin për fëmijë të restorantit, e denoncuara fizikisht ka sulmuar një fëmijë. Pas marrjes së masave është konstatuar se ajo ka qenë e angazhuar si dado tek D.D. nga Shkupi, dhe se fizikisht ka sulmuar djalin e tij, 2 vjeçar. Hetim në vendngjarje kanë kryer Prokurori Publik dhe ekipi i SPB-Shkup.