Arre*stohen tre persona nga Shkupi, kapen me her*oinë dhe marihuanë


Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar se dje, rreth orës 13.30 në fshatin Kadrifakovë të Shën Nikollës policia e rajonit të Shtipit kanë arrestuar M.F(27), F.R(40) dhe L.I(25) të gjithë nga Shkupi, për shkak se gjatë kontrollit të në makinën e tyre “Mercedes” është gjetur 60 gramë heroinë dhe marihuanë. MPB informon se kundër personave do të dorëzohet kallëzim penal dhe gjatë ditës do të dorëzohen deri te gjykatësi paraprak i lëndës.