Arratisja e Mijallkovit, reagon presidenti Penadrovski

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski ka reaguar pas arr*atisjes së ish kreut të DSK-së, Sasho Mijallkov. I pari i shtetit fton të gjithë institucionet që të marrin masat e nevojshme për të zbatuar vendimin e Gjykatës për ndalimin e tij.

“Zhvillime të tilla janë të papranueshme për një vend që pret të fillojë negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe që po punon shumë për të reformuar sistemin gjyqësor dhe për të ndërtuar besimin në shtetin e së drejtës. Kjo diskrediton përpjekjet dhe shpresat për të zhbërë kr*imin dhe korr*upsionin e lartë”, tha Pendarovski.

Presidenti pret që institucionet kompetente të kryejnë hetim sa më shpejt të jetë e mundur për të sqaruar plotësisht rastin dhe nëse konstatohen lëshime nga institucionet kompetente, të merret përgjegjësi.
“Qytetarët kërkojnë përgjegjësi si penale ashtu edhe morale. L*ufta për sundimin e ligjit do të thotë që kushdo që ka gabuar para ligjit do të ndëshkohet, tha presidenti Pendarovski.