Arratiset një pacient nga spitali psikiatrik “Bardovci”

Dje një pacient është arratisur nga objekti i spitalit psikiatrik “Bardovcë”. Personi është ende në arrati, thonë nga policia.

“Më datë 12.05.2022 në ora 14:00 në Stacionin Policor Karposh është raportuar se pacienti i spitalit psikiatrik “Bardovcë” personi me iniciale S.I.(47) nga Shkupi është larguar vullnetarisht nga objekti shëndetësor në e Bardovcë, Shkup. “Po merren masa për gjetjen e personit”, thuhet në kumtesën e MPB-së.