Arr*estohet njëri nga të dyshuarit për rastin e 18 vjeçares në Ferizaj, policia e cilëson “Vrasje e rëndë”

Është arr*estuar njërin nga dy personat që dyshohen se kanë dërguar në spitalin e Ferizajt vajzën 18 vjeçare pa shenja jete.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka bërë të ditur se kanë grumbulluar informacione në terren, duke siguruar prova materiale, përmes kamerave të sigurisë dhe deklarata për rastin në fjalë.

Po ashtu kanë gjetur edhe vendin e kr*imit, që sipas policisë është kryer në një objekt banesorë të një rruge në Ferizaj, si dhe kanë identifikuar dy të dyshuarit e kësaj ngjarje.
Pas kësaj, policia thekson se kanë arritur që të arr*estojnë njërin të dyshuarin me inicialet A.S ( M/K) i moshës 32.

Pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është ndaluar për 48 orë, ndërsa në kërkim policor është i dyshuari tjetër me inicialet D.K (M/K) i moshës 29 vjeçar.
Ndërkaq, trupi i pajetë dyshohet të jetë i personit me inicialet M.O (F/K) e moshës 18 vjeçare, e cila është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion.
Rasti është cilësuar ‘’Vra*sje e rëndë’’ dhe mbetet për procedurë të mëtejmë he*timore.