Arnautoviq kërkoi falje në shqip dhe maqedonisht për sharjet ndaj Alioskit

Futbollisti i reprezentacionit të Austrisë, Marko Arnautoviq, kërkoi falje për sharjet të cilat i bëri dje kundrejt futbollistit të reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut, Ezgjan Alioskit. Në rrjetet sociale, Arnautoviq kërkoi falje edhe në gjuhën shqipe dhe maqedone.

“Kishte disa fjalë të nxehta dje në emocionet e lojës për të cilat do të doja t’u kërkoja falje sidomos miqve të mi nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Do të doja të them një gjë: Nuk jam racist. Unë kam miq në pothuajse çdo vend. Të gjithë ata që më njohin janë të vetëdijshëm për këtë”, ka shkruar futbollisti i reprezentacionit të Austrisë, Marko Arnautiviq.