Armenia do të fillojë t’ia dorëzojë pjesë të territorit Azerbajxhanit më 15 nëntor si pjesë e një marrëveshjeje paqeje që i dha fund një lufte gjashtë-javore mbi rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut. Banorët e rrethit Kalbacar në Azerbajxhan (i njohur si Karvaçar në armenisht) i cili kontrollohej për dekada nga armenët etnikë, filluan të linin shtëpitë e tyre më 14 nëntor. Disa prej tyre u vunë flakën shtëpive njoftoi Shërbimi Armen i Radios Evropa e Lirë.
Kalbacar ka qenë i populluar kryesisht nga azerbajxhanët etnikë, para se ata të dëboheshin nga armenët në luftën e viteve 1990, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, dhe shumica e shtëpive që u braktisën u përkisnin më parë armenëve. Përpara se të transferoheshin në Azerbajxhan, armenët shkuan në manastirin e Dadivankit për një vizitë të fundit. Paqeruajtësit rusë u pozicionuan pranë manastirit më 14 nëntor.
Kremlini tha se presidenti rus, Vladimir Putin, i tha presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev më 14 nëntor që të mbrojë vendet e shenjta të krishtera në pjesët e Nagorno Karabakut, të cilat do të jenë nën kontrollin e Azerbajxhanit, një komb shumicë myslimane.
Aliyev u zotua se do të mbrojë tempujt e krishterë, u tha një deklaratë të lëshuar nga shërbimi i tij për media. Një pjesë kryesore e marrëveshjes së paqes, të ndërmjetësuar nga Rusia, përfshin kthimin nga ana e Armenisë të Kalbacar dhe dy rretheve të tjera gjatë 2 javëve të ardhshme. Ashtu si Kalbacar, edhe ato rrethe janë mbajtur nga separatistët armenë, që nga një luftë e cila përfundoi më 1994.