Armenia e gatshme të ulet në bisedime me Azerbajxhanin

Ministria e Jashtme e Armenisë deklaroi këtë të premte se është e gatshme të angazhohet bashkë me Francën, Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që të ndalin luf*timet me Azerbajxhanin.
Ministria i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së ndërkombëtarëve, për tu ulur në bisedime “për të rivendosur një regjim ar*mëpushimi bazuar në marrëveshjet 1994-1995“.

Nga ana tjetër Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, deri më tani ka refuzuar bisedimet dhe aleati i tij kryesor, Turqia, ka thënë se një armëpushim i qëndrueshëm varet nga “tërheqja e Armenëve nga çdo hapësirë e territorit Azerbajxhan“.
Në luf*timet e fundit, forcat e Azerbajxhanit thanë se kishin bërë përparime të mëtejshme, por aku*zuan Armeninë për su*lme në katër fshatra, duke shkaktuar vi*ktima civile. Nga ana e saj, Armenia thotë se ka rrë*zuar shtatë dronë që fluturonin afër kryeqytetit, Jerevanin.

Por teksa dy palët aku*zojnë njëra-tjetrën për ndërmarrjen e sulmeve vde*kjeprurëse, numri i vi*ktimave rritet në Kaukazin Jugor.