Armenia akuzon Turqinë: Duan të kryejnë edhe një gje*nocid ndaj armenëve

Kryeministri i Armenisë Nikol Pashinyan ka aku*zuar Turqinë se edhe një herë po i hyn ”rrugës së kryerjes së një gje*nocidi”. Ai shtoi se ushtria turke po drejton ofensivën e forcave azere kundër armenëve etnikë në Nagorno-Karabhak.

“Situata është shumë më serioze sesa në konfliktet e mëhershëm në 2016’n. Është më e përshtatshme të krahasohet me vitin 1915 kur më shumë se 1.5 milionë armenë u vr*anë në gjenocidin e parë të shekullit të 20” tha Pashinyan për gazetën franceze Le Figaro.

Ai shtoi se shteti turk që vazhdon të mohoj të kaluarën “edhe njëherë është nisur për një gjen*ocid’.
Turqia e pranon se kishte shumë armenë që kanë jetuar në Pernadorinë Osmane janë vr*arë në lu*ftën me ushtrinë otomane gjatë Lu*ftës së Parë Botërore por mohon numrat dhe akuzat se vr*asjet ishin të orkestruara dhe atë të gjeno*cidit.

Pashinyan po ashtu pretendon se Turqia ka dërguar mijëra mercenarë sirianë në rajonin e Kaukazit si dhe pretendon se oficerë turq po udhëheqin ofensivën e Azerbajxhanit.
“Bota duhet të vetëdijesohet rreeth asaj se çfarë po ndodhë atje. Turqia dëshiron të forcoj rolin dhe ndikimin në Kaukazin jugor. Po ndjek ëndrrën të ndërtoj perandorinë siç ishte sulltanati dhe po ndjek një drejtim që mund t’i vë flakën rajonit” tha kryeministri armen.

Turqia mbështet hapur pretendimet e Azerbajxhanit në territorin e kontestuar mes Armenisë dhe Azerbajxhanit siç kishte thënë ministri i jashtëm turk Cavusogllu” në fushëbetejë e në tavolinë bisedimesh” por kanë mohuar në vazhdimësi akuzat për ndërhyrje ushtarake të drejtpërdrejtë. Sipas raporteve të deritanishme pas shpërthimit të lu*ftimeve në Nagorno-Karabhak javën e kaluar kanë vd*ekur dhjetëra njerëz.