Armenët nxjerrin fotot: Si e rrëzuan turqit avionin tonë. Ankaraja e mohon

Një ditë më parë, Armenia deklaroi se një avion Su-25 i forcave ajrore ishte rrëzuar prej avionëve turq që operojnë sipas tyre në territorin e Azebajxhanit. “Avionë F-16 të Turqisë, të ngritur nga baza Ganja në Azerbajxhan në orën 10:30 rrëzuan një avion Su-25 tonin duke e qëlluar në brendësi të territorit tonë. Piloti vdiq si hero“, u shpreh dje zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes së Armenisë, Shushan Stepanyan.

Deklarata u mohua nga autoritetet turke dhe azere duke thënë se bëhet fjalë për një “fake news”, ndërsa sot autoritetet armene kanë publikuar pamjet e një avioni të rrëzuar në brendësi të territorit të tyre. “Pretendimi se Turqia rrëzoi një avion luftarak armen është absolutisht i pavërtetë. Armenia duhet të tërhiqet nga territoret nën okupimin e saj në vend që të përdorë mashtrime të tilla propagandistike,” tha ministri i Informacionit të Turqisë, Fahrettin Altun gjatë një komunikimi për median.

Sipas burimeve zyrtare armene, avioni u qëllua teksa ishte në brendësi të territorit të Armenisë nga një F-16 turk që fluturonte në territorin e Azerbajxhanit. Armenia dhe Azerbajxhani janë në një përballje frontale ushtarake prej disa ditësh, nga e cila raportohet të kenë vdekur një numër i madh ushtarësh dhe civilësh.