Kompania Pneumatik në Tetovë me pronar Armend Omeri feston mbi një dekadë sukses në industrinë e gomave!
Kompania Pneumatik në Tetovë një nga emrat kryesorë në tregun e gomave, ka festuar mbi një dekadë arritjesh dhe përkushtimi që nga themelimi i saj në vitin 2012 në qytetin e Tetovës. Si importues i autorizuar për brendet prestigjioze të grupit Goodyear (Goodyear, Dunlop, Fulda, Sava), si dhe të tjerëve si Michelin, Pirelli, dhe Sailun, Pneumatik është bërë lider i pakontestueshëm në këtë industri.
Osmani tregon idenë e fillimit ku thotë se në vitin 2012, filluam si një ide e thjeshtë me një vizion të madh: të krijojmë një kompani që do t’u shërbente klientëve me përkushtim dhe cilësi. Që nga fillimet tona të përulura, kemi punuar çdo ditë për të përmbushur dhe tejkaluar pritshmëritë e tyre. Sot, falë punës së palodhur, inovacionit dhe përkushtimit, jemi një lider në industrinë tonë, duke ofruar produkte dhe shërbime të cilësisë së lartë që kanë ndikuar në jetën e mijëra klientëve tanë.
Gjithashtu cilësin se kjo arritje është rezultat i përkushtimit të ekipit tonë, besimit të klientëve tanë dhe vullnetit tonë për të përmirësuar vazhdimisht. Ne jemi krenarë për rrugëtimin e deritanishëm dhe mezi presim të ndajmë suksese të tjera të reja me ju thotë Omeri më rej për Pa Censurën
Portali Pa Censurë i uron suksese!