Armend Muja i ka dy fjalë për rezultatin e mbrëmshëm

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja, e ka komentuar rezultatin e mbrëmshëm që e nxorri të parën partinë e Albin Kurtit.

Muja e ka falënderuar komunën e tij, Mitrovicën, mërgatën e Kosovën.
“Faleminderit Mitrovicë, faleminderit mërgatë, faleminderit Kosovë ”, ka shkruar Muja në Facebook.
Armend Muja për herë të parë i ka hyrë garës për deputet, pasi deri para zgjedhjeve të 14 shkurtit ai ishtë analist ku më pas aderoi në Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai ka thënë se me Kurtin “njihet qëmoti”.