“Armën ma futi në çantë Fisnik Syla”, Fjolla Morina PUBLIKON bisedat me ish-partnerin: Gjashtë vjet burg i ke prej Interpolit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka bërë një rrëfim tronditës në një live të publikuar në Instagram.

Ajo ka ndarë një histori nga jeta personale, në të cilën është i përfshirë ish-partneri i saj, Fisnik Syla si dhe persona të tjerë, shkruan “Gazeta express”.

Në tregimin e gjatë, artistja ka zbuluar gjithçka për vitet e fundit, ku siç thekson është e shkatërruar shpirtërisht dhe se në këtë mes është edhe vajza e saj, shtatëvjeçare.

Rrëfimi i plotë i Fjolla Morinës:

Përshëndetje. Desha të ju tregoj diçka që ka ndodhur në jetën time. Jam shumë femër e fortë. Nuk ka ma e fortë se kur përballesh me plehra, legenë, me femra që shiten për pare dhe me drogë.

Ka 3 vite që kam heq nga kjo situatë nuk kam rrëfyer asnjëherë as nëpër televizione. Kam vendosur ta them në live se askujt nuk i besohet. Janë të gjithë njerëzit e shitur, a e di pse janë se droga i blen të gjitha, por jo mua. Nënën e një fëmijës. Do të ju tregoj diçka të vërtetë dhe shumë reale që nuk e kam thënë në jetën time. E kam mbajtur gjithmonë, se kam menduar se do të kryhet do të kalojë kjo procedurë, por nuk po kryhet. Arsyen dua të ua tregoj.

Alltia në Kukës kur më është gjetur nuk është e imja, ka qenë e Fisnik Sylës. Ka pasur një muaj ditë kur është njoftuar me mua. As një muaj kur më është lutur natën të udhëtojmë, kemi udhëtuar e ka futur në çantën time alltinë. Interesat e caktuara me personat në Shqipëri e kanë bërë këtë grackë.

Alayah është bërë me një person që nuk ka dashur që të lind Alayah. Nuk është vetëm një person, ka shumë persona që Fjolla Morinës i kanë bërë shumë keq në karrierë. Karriera nuk vlen, fëmija për mua vlen. Lidhjet e dështuara që kanë ardhur në jetën time për shkatërrimin.

Para shumë viteve kam qenë dëshmitare e Enver Sekiraçës ku pesë persona të policisë kanë vënë bomba te lokali i Enver Sekiraçës. Ata pesë persona më kanë marrë më kanë dërguar në mal.

Rasti është në Eulex. Dua të ju tregoj çfarë ka heq Fjolla prej këtyre hienave, shumë e keni gjykuar paragjykuar. Kam qenë e kërcënuar derisa edhe burgun kur e kam bërë midis Lipjanit më kanë vënë helm. Kam qenë duke vdekur. Hera e fundit kur ka ndodhur helmi tash më ka vënë ky Ildi Qamo është diku në burg në Itali dhe ka ikur para tre muajve. Ky person është i lidhur me persona që kanë të bëjnë me komandantë në burg pesë veta, janë bërë bashkë. Kanë dashur të ma qesin fëmijën nga sistemi. Kam qenë tre muaj në lidhje me të, më ka vënë helm dhe ka dashur që të vdes.

Thjesht dua të mbroj fëmijën tim, punën time, jo karrierën. Por fëmija im është më i rëndësishëm se gjithçka. Ky njeriu gjendet në burg, tre muaj ditë kam qenë as e vdekur as e gjallë. Është shumë i rrezikshëm. Kjo quhet vrasje në heshtje. Një kur më kanë ndodhur brenda në burg kur ma kanë vënë helmin e dyta herë këtu. Njerëzit duhet ta dini që e vërteta dhe realiteti duhet të dalin. Një duhet të kapet Fisnik Syla dhe të tjerët me radhë. Fëmija im nuk mund t’i tejkaloj se mbet me trauma. Veç shpirti im e di çfarë kam heq. Këta e kanë dashur shkatërrimin tim, jetës time. Këtu nuk ka shtet, këtu janë njerëzit të gjithë të blerë. Këta njerëz duhet të marrin dënimin e merituar.

Duhet të më ndihmoni, një nënë të fëmijëve.

Të marrin vesh e gjithë popullata çfarë kanë bërë me mua. Nesër protestë në shesh bashkë me fëmijën tim do të jem.