Historia na tregon se kombet e liderët e tyre të mëdhenj kanë ditur t’i shndërrojnë bastionet e tyre në qendra graviteti të çlirimit dhe bashkimit kombëtar 15 korriku Epilogu i supremacisë etnopolitike maqedonase prologu i Epokës Shqiptare Plebishiti shqiptar 15të korrikut në Maqedoninë e Veriut frymëzim për bashkim i shqiptarëve e Malit të Zi për një votë referendare me dt 30-të gusht. Gushti i historisë, i çlirimit të Shkupit nga osmanet, i projektit të bashkimit kombëtar nga Robespieri shqiptar Hasan Prishtina kërkon si imperativ historik votën unike të shqiptarëve të Malit të Zi me dt 30-të gusht Zgjedhjet parlamentare në Republikën e Maqedonisë së Veriut të mbajtura me dt 15 korrik vertetuan profecinë e Ali Ahmetit i cili i pati deklaruar Gruevskit dhe i kumtoj Zaevit dhe nacionalistëve të tjerë sllavë se pa shqiptarët e këtushëm nuk do të ketë Maqedoni të Veriut.
E thënë nga një gj eneral dhe ish ko mandant i shquar i luf tërave çli rimtare, njëherësh një politikan i sprovuar e vizionarë, në betejat për të drejtat e liritë politike njerëzore e kombëtare të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, për Gjuhën Shqipe e konfirmimin e tyre si një etni shtetformuese ra si shpata e Aleksandrit të Madh mbi nyjën gordiane duke i hapur rrugën realpolitikës foNrcave prog ressive e properëndimore të kësaj republike, duke bërë kështu të mundur orjentimin e saj politik drejt Aleancës së Atlantikut të Veriut e Bashkimit Europian. Kur Ali Ahmeti u priu djemëve trima të UÇK-së për çl irimin e Kosovës nga hordhitë serbëve dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në betejat për lirinë e të drejtat kombëtare kundër sho vinistëve maqedonë dhe i mundi ata në fushë të mejdanit, ju imponoj të firmosnin Marrveshjen Historike të Ohrit nuk ishin të paktë ata skeptikë të cilët nga naiviteti, apo më keq nga frika e gjoja prishjes së statokuosë e që do të sillte një konflikt zinxhir në Ballkan e konsideronin ardhjen e tij në skenën politike si një zgjedhje të gabuar.