Armata e Maqedonisë së Veriut është në vendin e 135 nga gjithsej 142 shtete

Sipas raportit vjetor të “Global Firepower”, që vlerëson fuqinë ushtarake të secilit shtet, Maqedonia e Veriut është në vendin e 135-të nga gjithsej 142 vende që janë vlerësuar, përcjell TV21. Të parat në listë janë SHBA-të, të ndjekura nga Rusia, Kina dhe India. Japonia, Koreja e Jugut, Franca, Britania e Madhe, Pakistani dhe Brazili janë gjithashtu në top dhjetë ushtritë më të forta.

Raporti vjetor vlerëson aftësitë ushtarake të vendeve në bazë të shumëllojshmërisë së armëve dhe të fuqisë punëtore që disponojnë, vendndodhjes gjeografike, fuqisë financiare, kritere këto që përcaktojnë se cilat kombe dominojnë botën për sa i përket fuqisë ushtarake. Në analizë vlerësohen më shumë se 50 faktorë.

Në rajon, fuqia më e madhe ushtarake është Serbia, e renditur në vendin e 61-të në botë. Menjëherë pas Serbisë është Kroacia, e cila është në vendin e 62-të. Mali i Zi është në vendin e 132, Shqipëria 115, Kosova në vendin e 140. Të fundit në listë janë Islanda dhe Butani.