Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka folur për zhvillimet në Kombëtaren e Shqipërisë.
Ndër të tjera, numri një i futbollit shqiptar ka folur edhe për Kosovën duke e krahasuar atë me Shqipërinë.
“Është e vështirë që ta bëjmë krahasimin Kosovë-Shqipëri. Në futboll masin rezultatet. Ekipi i Kosovës është për t’u përgëzuar, sepse në një kompeticion të dytin historik zyrtar bëri një paraqitje shumë të mirë, pavarësisht se një kategori inferiore. Nëse do ti krahasoni me renditje, lexojini në renditjet e FIFA-s”, ka thënë Duka.
Ai ka folur edhe për një përballje të mundshme zyrtare në mes të dy përfaqësuesve shqiptare.
“Nuk e imagjinoj përballjen tonë zyrtare me Kosovën. Por gjithsesi ekzistojnë mundësitë. Ne jemi në vazon 4, Kosova është në vazon 5”, përfundoi presidenti i FSHF-së. /IndeksOnline/