ARLINDA KALISI, fituese e Çmimit 13 Nëntori

Në një ceremoni solemne në Operën dhe baletin e Maqedonisë së Veriut, Qendra kulturore për të rinj me rastin e 50 vjetorit të punës dhe zhvillimt, kulturës dhe afirmimit te krijimtarisë së Qytetit të Shkupit, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska së bashku me kryetaren e Këshillit, Marija Gjorgova tradicionalisht i ndanë çmimin, Arlinda Kalisit (magjistre e Komunikimit ndërkombëtar) për punën e saj disavjeçare si redaktore e kulturës, po dhe si figurë që ka dhënë kontribut me manifestimet e saja në sferën e Kulturës si dhe si autore e emisionit “Mozaiku kulturor”.

Këtë çmim e ndanë anëtarët Jashe Sefer, Daim Miftari, Elvir Kurtanoviç, Gordana Joviç Stojkovska, Darija Andovska, Bajrush Mjaku, Konstantin Kacev, Kokan Dimushevski, Jovan Pejkovski, Letka Dimovska Polizova.

BIOGRAFIA

Arlinda Kalisi- aktualisht redaktore e kulturës në Radio Shkup programi në gjuhën shqipe, kryetare e Shoqatës për përparimin dhe zhvillimin e Kulturës në Maqedoninë e Veriut- Porta Skupi, anëtare e Këshillit për ndarjen e Çmimit Mito Haxhivasilev Jasmin –Shkup, Mr e komunikimit ndërkombëtar pranë UEJL-it në Shkup.

2004-2022: Gazetare në Radiotelevizionin e Maqedonisë në redaksinë argëtuese, informative, kulturore si dhe aktualisht redaktore e julturës në Radio Shkup, Programi në gjuhën shqipe.

2017 -2019: Kryetare e Komisionit të folklorit dhe muzikës në Ministrinë e Kulturës.
2010: Gazetare e Kulturës në gazetën “Koha e Re”

2003-2004: Drejtore e marketingut

2004-2005: Shkolla e gjuhëve të huaja “Lingua”, ligjëruese e gjuhës shqipe

2003-2004: Gazetare në redaksinë e kulturës në të përditshmen “Fakti”

2010: Prezantuese, gazetare e emisioneve argëtuese dhe informative në Radio “Vati”

2002 -2003: Gazetare në redaksinë kulturore dhe informative në të përjavshmen “Lobi”

2001: Gazetare e rubrikës së kulturës në gazetën “Global”.

1999: Gazetare në Radio 21

Arlinda Kalisi aktualisht është redaktore e kulturës dhe autore e dy emisioneve “Mozaiku kulturor” dhe “Zëri i gruas” në Radio Shkup. Në kuadër të emisionit “Mozaiku kulturor” ka realizuar më shumë se 300 emisione kulturore duke përfshirë aktualitetet më të rëndësishme nga sfera e kulturës që përfshijnë vendin tonë dhe më gjerë, ka pasur një numër të madh përfaqësuesish nga institucionet kulturore, manifestime, ansamble, shoqata si dhe aktivitete tjera kulturore.

Ndërsa në emisionin “Zëri i gruas” emision dedikuar gruas ka përfshirë emra të njohur që kanë dhënë kontribut të veçantë në veprimtaritë e tyre. Është autore e rreth 1000 emisioneve të transmetuara në Radio Shkup dedikuar gruas duke filluar me emisionet “Femra bashkëkohore “ që nga vitit 2012 , ku dhe në këtë temë ka mbrojtur temën e masterit “Arti dhe komunikimi i grave të suksesshme në emisionet Femra bashkëkohore“ ku së shpejti do ta publikoj dhe si libër.

Autore e emisioneve “Taket e saj“ dhe “Zëri i gruas” i cili po vazhdon ta mbahet në Radio Shkup, ku ka trajtuar tema në lidhje me barazinë gjinore. Poashtu gjatë këtyre emisioneve ka qenë si synim avancimi i statusit të gruas në gjitha sferat e posaçërishtë në kulturë.

Në kuadër të gjitha këtyre emisioneve “Gruaja bashkëkohore”, “Taket e saj”dhe “Zëri i gruas” kanë kaluar shumë emra të njohur që kanë kontribuuar në afirmimin e pozitës së gruas, si krijimi i politikës, pjesëmarrja e gruas në Kuvend, në qeveri dhe institucione kyçe, si dhe sektori joqeveritar. Ndër emrat më të njohur që kanë qenë si bashkëbiseduese disa prej emrave që do kishim veçuar janë sopranoja e njohur ndërkombëtarisht Inva Mula, politikanja dhe poetja nga Kosova Flora Brovina, aktorja nga Shkupi Elhame Bilalli, poetja dhe veteranja e luftës nga Italia, Vitore Stefa Leka, Jordana Shemko Georgievski përkthyese e autorizuar nga shqipja në maqedonisht dhe anasjelltas, afaristja e njohur Gëzime Fejzi si dhe shumë personalitete tjera që tani kryejnë funksione publike e që ndikojnë në barazinë gjinore si shembull.

Arlinda Kalisi përveç që është redaktore e redaksisë së kulturës në Radio Shkup është antëre e Komisionit Mito Haxhivasilev Jasmin dhe kryetare e Shoqatës për përparimin dhe zhvillimin e kulturës në Maqedoninë e Veriut -Porta Skupi ku deri tani ka realizuar një numër të madh të projekteve si: -“Artizanatet dhe folklori i grave në rajonin e Komunës së Sarajit” (2017) -“Artizanatet dhe gruaja” realizuar më (2018, 2019, 2020, 2021) Autore dhe realizatore e Festivalit gastrononik “ETNO FEST” (2019).

Autore dhe realizatore e koncertit multietnik “Të bashkohemi mes muzikës dhe artit”. Autore dhe realizatore e proektit “Të kujdesemi për mjedisin jetësor dhe fëmijët e rrethit tonë”.

Autore dhe realizatore e manifestimit letrar “Ftesë për lexim” realizuar më 4 shtator në kuadër të Javës kushtuar Nënës Terezë, me rastin e shenjtërimit dhe 112 vjetorit të lindjes dhe 25 vjetorit të vdekjes së saj (2022).