Arkitekti i stacionit hekurudhor në Novi Sad ka projektuar edhe Gjimnazin e Tetovës!


Aksidenti i tmerrshëm që ndodhi në stacionin hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetëm 14 persona, për shkak të rrënimit të strehës, tërhoqi vëmendjen e kësaj ndërtese, e cila në fillimet e viteve të 60-ta të shekullit të kaluar paraqiste margaritarë arkitektonik.

Mediat serbe njoftojnë se, ndërtesa e stacionit hekurudhor në Novi Sad është vepër e arkitektit Imre Farkash dhe bashkëpunëtorëve të tij të studios arkitektonike “Arhitekt”. Është ndërtuar për vetëm 8 muaj në vitin 1964, derisa rikonstrumi kinez ishte mbajtur sekret për tri vite.

Farkash ka lindur në vitin 1924 në Novi Beçej. Ka studiuar dhe diplomuar në Beograd në vitin 1950. Pas diplomimit ishte angazhuar si asistent, kurse më pas edhe si ligjërues I jashtëzakonshëm për lëndët gjeometri, perspektivë dhe vizatim Teknik në Fakultetin Teknik në Shkup ku kishte qëndruar deri më 1955.

Projektet më të rëndësishme të Imre Farkash në Maqedoni janë Gjimnazi I Tetovës në vitin 1951 dhe një blok I madh ndërtimi për mësimdhënës universitar në Shkup.

Sipas mediave serbe, për shkak të intrigave të shumta, Farkash largohet nga Novi Sadi dhe transferohet në Kanada ku pensionohet në vitin 1996.

Ka ndërruar jetë para dhjetë viteve, kurse një dekadë pas vdekjes së tij ndodhi edhe tragjedia e rëndë në Stacioni Hekurudhor të Novi Sadit.