Kandidati për të parin e Bërvenicës nga Bashkimi Demokratik për Integrim,Arkin Jahiji, para pak çastesh ka shfrytëzuar të drejtën e tij të votës. Ai përmes rrjetit social ka porositur gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.
“Falemnderit për mbështetjen që ma keni dhënë gjatë dy muajve të fundit!
Po i bëj thirrje secilit prej jush, sot, të rinj apo të moshuar, të dilni të shfrytëzoni të drejtën e votës. Falemnderit!”, ka shkruar Jahiji.