Arkin Jahiji: “Në Komunën e Bërvenicës do të caktojmë `Javën e Mërgimtarit`”

Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim për komunën e Bërvenicës Arkin Jahiji ka dhënë një lajm të mirë për mërgimtarët e asaj zone. Në kuadër të fushatës për zgjedhjet vendore që mbahen më 17 tetor ai është shprehur se do të organizojë ” Javën e Mërgimtarit”.

“Gjatë pushimeve verore, kur Mërgimtarët kthehen për pushime në vendlindje, ne do të caktojmë “Javën e Mërgimtarit” është shprehur kandidati për Komunën e Bërvenicës nga rradhët e BDI-së.
Sipas tij “Java e Mërgimtarit” do të plotësohet me aktivitete Kulturore-artistike, zbavitëse, Aktivitete rekreativo-sportive si dhe do të organizohet turne miqësor mes KF Besa, KF Rufeja, KF Rinia dhe Radiovca
Sipas tij kjo bëhet për shkak se mërgimtarët janë pjesë e pandashme e jona.