Arkin Jahiji kandidat për kryetar të komunës së Bërvenicës nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim


“Të nderuar qytetarë të Komunës së Bërvenicës!
Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim, Kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti priti Kryetarin e degës së BDI në Bërvenicë z.Suad Bajramin bashkë me anëtarët e degës dhe kryetarët e këshillave vendor të degës.
Pas një debati konstruktiv, me aklamacion konfirmojmë se Bashkimi Demokratik për Integrim do të garojë në zgjedhjet lokale 2021 për kryetar të Komunës së Bërvenicës me Mr. ARKIN JAHIJI.
Urime Arkin Jahiji dhe na priftë e mbara!”, thuhet në njoftimin e degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Bërvenicë.