Arka shtetërore tkurret për 24 për qind, me eurobond do të kthehen borxhet e vjetra

Të ardhurat totale në arkën e shtetit për muajin maj kanë rënë për 24%. Rënia më e madhe prej 33% është në pagesën e tatimit të vlerës së shtuar. Për ministren e financave, Nina Angelovska, ulja e të ardhurave buxhetore është në linjë me skenarin e volitshëm.

Nëse marrim parasysh se rënia e të ardhurave tatimore në muajin prill ishte 31 përqind, vërejmë se njëfarë përmirësimi, respektivisht realizimi i të ardhurave tatimore sipas skenarit ishte paraparë të ketë ulje për 31 për qind, por ne regjistrojmë 28 përqind që tregon se ne jemi në linjë me parashikimin – deklaroi Nina Angelovska – Ministre e Financave.

Shteti këtë muaj ka shpenzuar për 11% më shumë për dallim nga muaji i njëjtë vitin e kaluar për shkak të pagës minimale prej 14.500 denarë ndaj kompanive, ku janë harxhuar rreth 30 milionë euro. Deficiti buxhetor dhe borxhet në vend dhe jashtë, shteti planifikon ta mbulojë me euro-bondin e lëshuar dhe huatë nga fondet ndërkombëtare monetare.

Këtë vit arrin për pagesë kryegjëja lidhur me borxhin e jashtëm prej 437 milionë euro dhe borxhi vendor prej 248 milionë euro. Me këtë, nevojat e përgjithshme arrijnë në 1,43 miliardë euro dhe të njëjtat do të mbulohen me euro- bondin e lëshuar prej 700 milionë euro -u shpreh Nina Angellovska- ministre e financave.

Euro-bondi i shtatë me radhë për ministren është lëshuar në kohën e duhur kurse mjetet do të kthehen si të gjitha euro- bondet gjegjësisht në bazë të rifinancimit. Për momentin, shteti nuk mendon për aplikimin e tatimeve të reja apo tatimeve më të larta. Eurobondi prej 700 milionë euro do të kthehet për 6 vite me normë interesi prej 154 milionë euro.