Arjola zbulon si ishte rra*hur nga ish-burri: Më tha s’ke ku shkon, nuk të merr kush me 3 fëmijë


Duket se martesa i ka lënë pl*agë të hapura ende aktores Arjola Demiri, e cila ka rrëfyer sërish me banorët e Big Brother.
Arjola gjatë bisedës me banorët rrëfeu se ka vuajtur nga depresioni si pasojë e ndarjes nga babai e tre fëmijëve të saj.

“Ndodhi një dh*unë fizike dhe aty nuk durova dot më gjatë. Më tha s’ke ku shkon, nuk të merr më njeri me 3 fëmijë. Kam kaluar krizë identiteti, e doja atë më shumë se veten’’,- tha Arjola.
Më tej ajo tha se si pasojë e kësaj gjendje ka dashur t’i japë fund jetës.