Arjola tregon momentin si shpëtoj nga vetëvra*sja!


Arjola Demiri ka qenë banorja e cila ka realizuar linjën e jetës këtë javë në shtëpinë e Big Brother VIP.

Klipi me rrëfimin e saj të jetës është dhënë edhe për banorët dhe publikun.

Gjatë këtij klipi Arjola Demiri tregon se bashkëshorti i saj e ka tradhtuar menjëherë pasi ajo solli në jetë vajzën e saj.

“E kam falur 6 vite me radhë. Marrë vendimin të divorcohem dhe vendos të largohem nga shtëpia pa i treguar askujt asgjë. Kam ikur në Suedi për të kërkuar azil”, tha fillimisht Arjola.

Ajo gjithashtu ka treguar se familja e saj e kanë mbështetur, e në veçanti të rriste fëmijët.

“Ishte periudhë e vështirë, doja të vetëvritesha, të gjuhesha nga kati i tretë”, vazhdoi rrëfimin e saj Arjola, derisa nuk pushon së qari.

“Mami e di që jeta ime i dedikohet vetëm fëmijëve dhe nuk do të martohem ndoshta kurrë”, thotë aktorja nga Tropoja