Arjola nuk e shqipton rrjedhshëm mbiemrin e Borës, acarohet Donaldi

Gjatë ditës së djeshme, “Vëllai i madh” në shtëpinë më të famshme në Shqipëri i ka vënë banorët përball një prove të re, e cila ishte të lexojnë titujt e lajmeve të fundit dhe të përgjigjen nëse janë të vërteta apo jo.

Në një moment, aktorja Arjola Demiri ishte duke e lexuar titullin: “Bora Zemani shpallet personazhi i vitit 2021”, teksa nuk e shqiptoi mirë mbiemrin Zemani, reagimi i ish të dashurit të saj, Donaldit ishte i menjëhershëm duke i thënë se e shqiptoi gabimisht.

“Më fal, vëlla Zemani, Bora Zemani”, u shpreh Arjola pas reagimit të Donaldit.
Kujtojmë se aktori ka nisur një lidhje të re dashurie me këngëtaren kosovare, Beatrix Ramosaj, gjatë kohës që kjo e fundit ishte pjesë e “Big Brother VIP”.