Arjola humb kujdestarinë e fëmijëve gjatë qëndrimit në shtëpi? Zbulohet e vërteta

Arjola Demiri është një nga banoret më të komentuara të shtëpisës së “Big Brother VIP Albania” sidomos për historinë e saj dhe synimit që ajo ka për të ndihmuar fëmijët nëse do të fitonte çmimin e madh.
Mirëpo, së fundmi, nëpër portale kanë qarkulluar lajme se ajo e ka humbur kujdestarinë mbi tre fëmijët e saj për shkak se ka qëndruar katër muaj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Thuhej se ish-partneri i saj e ka shfrytëzuar këtë mungesë të saj për të marrë kujdesin ndaj fëmijëve.
Megjithatë, këto lajme janë hedhur poshtë nga shoqja e Arjolës, Eva Vatoci, e cila punon në Gjykatën e Tropojës.
Vatoci është shprehur se ky rast është pjesë e Gjykatës së Apelit në Tiranë dhe nuk është zhvilluar asnjë seancë lidhur me kujdestarinë e fëmijëve të Arjolës deri më tani.

“Nuk ka asgjë të vërtetë, sepse, Gjykata e Apelit Tiranë, ka të regjistruar çështjen për “Caktimin e Kujdestarisë Prindërore” për Arjola Demirin dhe palën tjetër, por nuk ka zhvilluar akoma seancë gjyqësore”, u shpreh ajo.

“Lajmi që është publikuar në disa portale është totalisht i pavërtetë, pasi fëmijët e Arjolës janë lënë në kujdestari të plotë të familjes së saj dhe të tre fëmijët e saj nuk kanë shprehur asnjë mërzitje apo pakënaqësi ndaj familjarëve ku ata po qëndrojnë, por përkundrazi po rriten me shumë dashuri dhe përkujdesje të veçantë “Qëndrimi, apo largësia e Arjolës nga fëmijët për përgjatë këtyre 4 muajve në BBV, është dëshmia më e gjallë e një nëne që bën sakrificë dhe pikërisht për këtë fakt Arjola e ka nisur këtë rrugëtim, që është pranuar dhe mbështetur nga fëmijët e saj.”- ka përfunduar Vatoci.