Arjola Demiri tregon se për gjashtë vite u tradhtua nga bashkëshorti

Të radhës që po i parashtrojnë pyetje njëri-tjetrit brenda shtëpisë së Big Brother vip janë balerini Ilir Shaqiri dhe aktorja Arjola Demiri.

Mes shumë çështjesh, aktorja me prejardhje nga Tropoja iu rikthye sërish historisë me tashmë ish-bashkëshortin e saj.

Nëna e tre fëmijëve ka rrëfyer se ai pëlqente një jetë tjetër, ndërsa theksoi se dashuria e tyre ka qenë tejet e madhe.

“ shijonte jeta që kishte jashtë, se sa ajo brenda shtëpisë. Por, jam e bindur se nuk do të gjejë asnjëherë atë sinqeritet. E doja më shume se fëmijët, prindërit e mi, ishte qendra e universit, ishte adhurim për mua. E dorëzova veten time komplet te ai”, u shpreh Demiri.

Arjola më te tregoi se e kishte tradhtuar bashkëshorti dhe se këtë gjë nuk e kishte pasur problem, por personin me të cilin ka ndodhur një gjë e tillë, meqë sipas saj nuk ishte person që e donte më shumë se vetë ajo, dhe nuk ishte person i denjë.

Gjithashtu zbuloi se për gjashtë vite e kishte falur për një gjë të tillë, ndërkohë që tradhtinë e kishte kuptuar nga zona ku jetonin.

“Më treguan banorët e zonës, dhe nuk e besoja, pasi thoja se si mund të tradhtonte një njeri që flet kundër tradhtisë”, vazhdoi më tej ajo.

Arjola ndan tre fëmijë me ish-burrin, të cilin nuk e ka bërë publikë asnjëherë.