Arjola Demiri nis pushimet, shfaqet atraktive në pozat nga Stambolli

Aktorja e njohur dhe ish-banorja e Big Brother VIP, Arjola Demiri pas rrugëtimit në shtëpinë e famshme ka vendosur të largohet për pak ditë nga Shqipëria për tu relaksuar.
Si destiancion për pushime, Arjola ka zgjedhur Stambollin nga ku edhe postoi imazhet e para në llogarinë e saj në Instagram.

Në imazhet që solli nga atje, aktorja nga Tropoja shihet e veshur me shumë stil, pantallona elegant ngjyrë bezhë të kombinuar me pallto me të njëjtën ngjyrë, bluzë kafe dhe këpucë të zeza me taka.
Në këtë pushim, Arjola ka zbuluar se po shoqërohet nga motra e saj dhe këngëtarja e njohur dhe mikesha e saj, Big Mama.

“Gëzuar për shoqërinë, ata janë kuptimi i jetës time”, ka shkruar aktorja e njohur në mbishkrimin e imazheve, sipër të cilave pranoi komente të shumta.
Ndërkohë, kujtojmë që Arjola u eliminua nga BB VIP një javë para finales, por ndonëse nuk fitoi çmimin kryesor, aktorja u shpërblye me një apartament në Tiranë nga produksioni.