Arjola Demiri flet për rrugëtimin në Big Brother VIP: “Nuk e kam menduar asnjëherë fitoren”

Aktorja e njohur, Arjola Demiri përfundoi rrugëtimin e saj në Big Brother VIP vetëm një javë para finales së 18 shkurtit. Ajo ishte ndër banoret më të komentuara, por që u la jashtë katër finalistëve të fundit, megjithatë ajo thotë se e fitoi atë që donte nga ky rrugëtim.
Aktorja tropojane ka folur për herë të parë për eksperiencën e saj në shtëpinë e famshme si e ftuar në ‘Fan Club’.

“Është eksperienca më e jashtëzakonshme e jetës time, një nga ato që nuk harrohen kurrë, ishte edhe një shkollë në vete për shumë gjëra”, ka thënë Arjola për përvojën e saj në BB VIP.
Tutje, aktorja shqiptare deklaroi se kishte raste kur i duhej të përmbahej, edhe pse ishte njëra prej banorëve që rrëfeu histori të shumta nga jeta private.
https://www.youtube.com/watch?v=LQRonNalJ4g

“Ka patur shumë raste kur jam përmbajtur, kam treguar për eksperiencën time si e kam përjetuar të rritem në Tropojë, vështirësie, ngjarjet e rënda që kanë ndodhur para syve, janë ngjarje që na rrisin, por janë ca gjëra se si në Big Brother e gjithë e shkuara nga fëmijëri mu kthye në boomerang mendimesh, stres, akumulime se çfarë të thosha më përpara e çfarë të mbaja për vete”, ka thënë ndër tjera aktorja.
Edhe pse qëndroi më shumë se katër muaj në Big Brother VIP, Arjola tha se asnjëherë nuk e ka menduar fitoren e as përmendur një gjë të tillë.

“Për parimet që kam në jetë kam funksionar me to, kam thënë që dua të shkoi që të tregoi Arjolen për shumë arsye, të luftoja për fëmijët e mi, nuk e kam menduar kurrë fitore nuk e kam bërtitur kurrë finalen, sepse kam qenë me një parim, çka është e imja është e imja dhe askush nuk e merr dhe kam thënë atë ma ka caktuar Zoti nuk merret me forcë dhe dhunë”, u shpreh ajo.
Kur kanë mbetur katër finalistë deri në finale, Arjola tha se të gjitha ata kanë strategjinë e tyre të lojës dhe se e njohin mirë çdo gjë që ndodh brenda shtëpisë.

“Të katërt janë strateg në mënyrë e vet, ata e njohin Big Brother shumë mirë, kjo e Beniadës është strategji, nuk e kam nënvlerësuar kurrë, është e çiltër është ndryshe nga ne pasi është rritur jashtë dhe bën diferencë nga ajo që kemi ne, edhe ajo ka patur nevojë të vinte dhe të tregoi vajzën që është se edhe ka hequr shumë për të qenë kjo që është”, ishte përgjigja e aktores.
Kujtojmë që Arjola u shpërblye nga produksioni me një apartament në Tiranë për të dhe fëmijët e saj, një dëshirë që aktroja e kishte shprehur nga fillimi.
https://www.youtube.com/watch?v=RlKDtWYpSqA