Arjanit Hoxha komenton largimin e Belës: Kush mendon se politika bëhet me format e së kaluarës, zgjidhje e ka largimin

Lideri i Partisë Demokratike Europiane, Arjanit Hoxha për TV21 ka mohuar se në partinë që udhëheq ai, ka përçarje.

Ai thotë se PDE vazhdon fuqishëm edhe përskaj se sot gjatë mbrëmjes Valon Bela njoftoi largimin nga kjo parti, siç njofton, bashkë me disa themelues të partisë.

Hoxha thotë se çdokush që mendon se politika bëhet me format e së kaluarës, zgjidhje e ka largimin.

“PDE vazhdon fuqishëm në ndërtimin e gjeneratës së re politike. Çdokush që nuk e sheh veten në këtë koncept dhe mendon se politika bëhet me format e së kaluarës normalisht që zgjedh për t’u larguar.
Ne jemi në fazën e shtrirjes së strukturave dhe normalisht afrimit të sa më shumë të rinjve në parti. Vazhdojmë edhe më fuqishëm”, tha Hoxha për TV21.