Arjanit Hoxha i reagon Grubit: “Lëvizja BESA të është bërë ankth”

Nënkryetari i Lëvizjes Besa, Arjanir Hoxha përmes një postimi në profilin e tij në FB ka reaguar ashpër për akuzat që janë hedhur n drejtim të LB për koalicion mes këasaj partie dhe VMRO-së dhe Levicës.

Hoxha më tej shkruan;
“Lëvizja BESA nuk ka asnjë koalicion me parti tjera, pasi që opozita të lejon luksin që të veprosh i mëvetësishëm dhe i pa ndikuar nga askush. Artan, Lëvizja BESA të është bërë ankth!

Kur jemi te thënia e Artan Grubit se “kujt i’a kemi parë sherrin” ne shqiptarët, mjafton të rikujtojmë se mbi shpinën e të rinjëve shqiptarë në ngjarjet e para shumë viteve në Kalanë e Shkupit, pikërisht Artan Grubi u katapultua në skenën politike, prandaj shqiptarët po i’a shohin sherrin atyre që janë të gatshëm të shkelin mbi gjithçka për të ndërtuar karrierat e veta politike.

Mendësia “nësë je kundër mua atëherë do shpallesh armik i të gjithëve” është mendësi e atyre që deri vitin 2016 kishin idoll Gruevskin dhe trashëgimtari më i denjë i asaj mendësie padyshim që mbetet Artan Grubi..
https://www.facebook.com/h.arjanit/posts/pfbid0WAK6Nhzgw1eaCsjHQsGxLDemAjQ3X42sJt4fyjPe9WepDFRUqPxnHoW6B5YhqSwxl