Arjanit Hoxha: “Do të qeverisim me Të Majtën, vetëm me një kusht”

Arianit Hoxha në një intervistë për emisionin “Programi 200”, tha se ata do të jenë në koalicion me Të Majtën, vetëm nëse ata respektojnë rrugën e eurointegrimeve, siç është Marrëveshja e Prespës, Marrëveshja e Ohrit, bisedimet me Bullgarinë etj. Për sa i përket koalicionit me Alternativën, ai tha se ka më shumë gjëra që i bashkojnë sesa i ndajnë me ta. Hoxha tha se interesi i tyre i përbashkët është dërgimi i BDI-së në opozitë, prandaj kjo i bashkon më shumë se kurrë.