Arjanit Hoxha: Distancohem plotësisht nga “blloku opozitar”

Arjanit Hoxha nga Lëvizja BESA përmes një postimi bën të ditur se, distancohet plotësisht nga veprimet politike të“bllokut opozitar”.

Të dashur aktivistë, mbështetës, simpatizantë dhe gjithë ju që në këto vite keni qenë bashkëudhëtarë në rrugëtimin tonë politik.

Më lejoni që përmes këtij postimi t’ju njoftoj se nga sot distancohem plotësisht nga veprimet politike në të ashtuquajturin “bllok opozitar” duke vlersuar se aktorët kryesor, bartës të kësaj nisme nuk kanë për qëllim rotacionin politik, por thjesht “lavazhin” e figurave politike të cilët jo shumë larg nga sot ishin pikërisht aktorë për mbajtjen gjallë të qeverisjes aktuale dhe parandaluan rotacionin në kampin politik shqiptar.

Për detajet rreth bindjeve politike dhe njerëzve të cilët ndajnë mendimin e njejtë politik me mua do të ju njoftojmë përmes paraqitjes publike gjatë kësaj jave”, është shprehur ai.