Arjanit Hoxha: “Askush nuk mund të na zmbrapsë nga rruga dhe misioni jonë”

As krismat në hapjen e shtabit të BDI-së në Zhelinë dhe as heqja e dhunshme e materialit propagandues të Lëvizjes BESA në Tetovë nuk mund të na zmbrapsin nga qëllimi, rruga dhe misioni jonë. Nuk e kemi ndërmend askujt ti lëshojmë rrugë sepse askujt nuk i kemi borxh. Beteja politike qoftë në Tetovë, qoftë në Zhelinë nga Lëvizja BESA bëhet vetëm për të treguar se ne jemi ndryshe nga të tjerët dhe se dijmë të bëjmë më të mirën për komunat tona.

I apelojmë kundërshtarëve të jenë të kujdesshëm sepse ka kaluar koha e kaubojëve dhe bandave. Energjia dhe dëshira e qytetarëve që të qeverisen me BESË është shumë më e madhe se frika që duan të mbjellin kundërshtarët. Rrugëtimin tonë në të mirë të vendit dhe qytetarëve e kemi ndërmend ta vazhdojmë me çdo kusht dhe nësë duhet do paguajmë çdo çmim.