Arjan Konomi shpërthen në lot dhe lë studion

Mbrëmja e djeshme në emisionin ‘Përputhen’ ishte një dramë e vërtetë. U zbulua se Alvisa dhe Hyseni ende vijonin të ishin në një marëdhënie së bashku, duke lënë të shokuar të gjithë audiencën. Në lidhje me këtë situatë, opinionisti Arjan Konomi ka shpërthyer në lot.

“Është tallur me mua, me produksionin, me publikun, me djemtë. Ke thënë kaq herë që je e vërteta, e vuajtura. Po moj po, je e vetmja po për shumë gjëra të tjera. Nuk kam çfarë them. E kuptoj që janë dy njerëz të dashuruar. Kam qenë viktima. Nuk di çfarë të them. U preka dhe duke dëgjuar Hysenin. Alvisa do dhe dashurinë, dhe famën, dhe televizionin, dhe Hysenin”, tha Arjani duke fajësuar Alvisën.

“Situata është shumë e rëndë, gabimi shumë i rëndë. Më vjen keq që Hyseni ka qenë i përfshirë në këtë. Alvisa nuk ka më vend këtu.”-tha ai pasi u rikthye në studio.