Arjan Konomi për Donaldin: “Zvarranik social. I dehur për famë!”


Arjan Konomi mbështeti hapur Bora Zemanin, në ngjarjen e shumë përfolur kohët e fundit. Në një postim në rrjetet sociale, opinionisti i Përputhen, në mënyrë indirekte e cilëson Donaldin, ‘zvarranik social’, të etur nga mania për famë.

“Pse po e bëj këtë story? Sepse mbas dilemës së madhe Hamletiane, që prej shekujsh njerëzit vrasin mendjen ti gjejnë një zgjidhje, një dilemë tjetër ka kapur njerëzimin sot – të duash apo të mos duash, apo të dish çfarë të duash? Do thoni ju shumë e vështirë është kjo e dyta, po për mua është shumë e thjeshtë, sepse njerëzit ngatërrojnë, apo përpiqen të të ngatërrojnë ndërkohë që e dinë shumë mirë se çfarë duan.

E natyrisht dëshira, etja, mania për famë, njohje publike, për para, për vëmendje e nuk e di çfarë fjalësh të tjera të gjejnë i bëjnë njerëzit të mos dinë se çfarë të duan.
Këta njerëz janë kudo në shoqërinë shqiptare dhe është e vështirë ti kuptosh se të shfaqen me një servilizëm… duhet pasur shumë kujdes, sepse janë zvarranik social, është e mbushur shoqëria jonë”, shprehet Konomi.