Ariu sulmon një burrë në Makedonski Brod, shpëtohet nga gjuetarët

Gjatë ditës së djeshme mes fshatit Plasnica dhe Raoec, në komunën e Makedonski Brodit, një ari ka sulmuar një të rritur, informojnë nga Qendra për Menaxhimin e Krizave.

Informacionet janë se ai është shpëtuar nga gjuetarët që ndodheshin në gjueti pranë vendit të sulmit.

Pas dëgjimit të thirrjeve për ndihmë, ata kanë gjuajtur disa të shtëna në ajër, pas së cilës ariu është larguar me vrap, ndërsa personi i sulmuar i tmerruar ka pësuar lëndime trupore, njoftojnë nga QMK.