Arijanit Hoxha, ja cilët janë personat që po më përcjellin!

Pas fotografisë që plasuan mediat të një takimi ku Musa Xhaferi u takua me Arijanit Hoxhën, Hoxha ka shkruar:

E shoh se kanë filluar të shpërndajnë një foto time bashkë me Musa Xhaferin, takim ky i realizuar në vend publik pa u fshehur nga askush dhe pa pasur asnjë ngarkesë në veprimet e mia politike. Unë si personalitet aktiv në politikë kam me qindra takime me njerëz që kërkojnë të bisedojnë rreth aktualiteteve politike. Pyetja që shtrohet është kjo: Kush janë personat që përcjellin çdo lëvizje time?, A është kjo përcjellje me instrukcione institucionale dhe si e arsyetojnë autoritetet e sigurisë cënimin e privatësisë të një ministri në dorheqje të Qeverisë aktuale?.
Nëse dikujt i tronditet karrikja e pushtetit dhe i pengon rritja e Lëvizjes BESA kjo është problem i atyre që kanë këtë shqetësim dhe jo i joni.

P.S. Në foto janë personat që kanë realizuar foton. Uroj që MPB do merr masa adekuate se kush janë personat që më përcjellin mua në çdo lëvizje si dhe cilat janë arsyet për përcjelljen e një ministri në dorheqje!