Arifi: “Sot nderuam dëshmorët me Pllakë përkujtimore”


Kryetri i Likovës sot ka qenë i pranishëm në varrezat e fshatit Sllupçan ku edhe është bërë shpalosja e Pllakës përkujtimore për nder të dëshmorëve të rënë në vitin 1944.

“Gjatë ditës së sotshme pas namazit të xhumasë në varrezat e fshatit Sllupçan u bë shpalosja e Pllakës përkujtimore e cila u vendos për nderë të Dëshmorëve të rënë me 23 shtator të vitit 1944 tek v.q. ” Udhët e bardha ” , afër fshatit Allashec, në betejën e Runicës, edhe ate : Esat Fazliu nga Miratoci, Fejzulla Demiri nga Sllupçani, Nezir Isaki nga Sllupçani dhe Jahi Osmani nga Sllupçani”, ka shkruar Arifi në facebook.