Arifi: Shpirti i vi*ktimave gjithmonë në zemrat tona

Shpirti i vi*ktimave të 8 Shtatorit do të mbetet në zemrat tona. 14 pemët e mbjella në qendrën e qytetit tonë do të qëndrojnë përherë përfaqësi e kujtimit të jetëve që humbëm në këtë tr*agjedi.
Falënderoj përzemërsisht Ballistët për organizimin e marshit të zisë, si shenjë e solidariteti dhe bashkimit në qytetin tonë në këto ditë të errëta.

Ne, si Komunë do t’a kthejmë këtë vend në përkujtimore. Prandaj ftoj artistët e Tetovës të prezantojnë idetë e tyre për të organizuar përkujtimoren e denjë, përfaqësi e jetëve të humbura.
Tetova nuk do t’i harrojë asnjëherë vi*ktimat, ata do të qëndrojnë përherë në zemrën e qytetit dhe gjithësecilit prej nesh.